Gruaja e Agim Ramadanit, njërit prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Shukrije Ramadani e ftuar në “Debat Plus”, rrëfej më shumë për njohjen e saj me Agimin.
Ramadani tregoi se si u njohën, dhe si “urrejtja” u kthye në dashuri.
“Që nga fëmijëria e njoh, jemi rritur në të njëjtin fshat, kemi jetuar një jetë idilike që nuk mund ta ndërroj askush,” tha Shukrije Ramadani.
Sipas saj nxënësi më i miri ishte Agim Ramadani e ishte e vështirë që ta kalonte.
“Kemi qenë të dy nxënësat më të mirë, të shkollës që kemi qenë në Zhegër,gjithmonë e kam pas xhelozi ndaj tij, e kam xhelozuar një kohë për ta urrejtur më vonë e gjithë ajo urrejtje pastaj mu shëndrrua në një dashuri të cmendur,” u shpreh ajo.
Që nga viti i parë në gjimnaz Shukrije Ramadani tregoi se kishte qenë në të njëjtën klasë me Agim Ramadanin.
“Cdoherë në pjesët teatrale kemi luajtur rolin e dashnorëve, shumë e cuditshme kjo, thuajse mësimdhënësit tanë vetëm e kanë parandjerë një gjë të tillë,” tha Ramadani.
Ideali i të dyve ishte bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.
“Në vitin 1980-81 në atë kohë erdhi një ofertë nga akademia ushtarake, dhe të dy vendosëm që të shkojmë në akademi ushtarake të dy ishim vetëm shokë të mirë e nga aty u bëmë një strumbullar nga cili do luftojmë për të mirën e atdheut tonë,” shtoi Ramadani.
Ajo tregoi se u dënua si “nacionaliste” e përjashtuan edhe nga shkolla e mesme por iu lejua që ta kryejë.
“I dorëzuam dokumentat të dy, filloi demonstrate e 81-shit ku unë u denoncova në demonstratë e humba të drejtën, ai shkoj atje unë mbeta në Kosovë”.