Diskursi i partive opozitare në Kosovë përveç PSD-së, i ka shërbyer kryeministrit Albin Kurti sipas kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj.
“Besoj fuqishëm që diskursi opozitar përjashto PSD-në i ka shërby Albin Kurtit. Kur janë zgjedhë këta kryetarë, kam qenë i vetmi si kryetar partie jashtëparlamentare që kam dalë e kam thënë, që janë zgjedhur nën hegjemoninë e Albin Kurtit dhe i shërbejnë atij dhe do dalin më të dobët”, tha Molliqaj në “Debat Plus”.
Sipas tij PDK dhe LDK, po shtyhen me njëra-tjetrën se kush do bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Molliqaj tha se Memli Krasniqi është dorëzuar që në fillim me nominimin e Bedri Hamzës për pozitën e kryeministrit.
Hamza sipas tij më së shumti mund të jetë ministër i Kurtit në qeverinë e ardhshme.
“Unë po them që në skenën politike opozita me dashje, me dije a pa dije i kanë shërby Albin Kurtit. Janë duke u bërë gati në zgjedhje që Albini mos me i fitu 50% e cili prej neve të bëjmë koalicion me të. Kërkush në Kosovë nuk beson që Bedri Hamza është duke garu për me qenë opozitari i ardhshëm i Kurtit. S’e ka profilin për atë. Askush në Kosovë nuk mendon që Bedri Hamza po garon për t’u bërë kryeministër sepse nuk bëhet, eventualisht me shku përsëri në komunë të Mitrovicës, ose të bëhet ministër i Kurtit”, ka thënë ai.
“Besoj që në zgjedhejt që po vinë në zhvillimet politike në prill e maj, skena ka mu pastru… Kthjelltësisë politike, që me qasjen e Abdixhikut dhe Memli Krasniqit nuk fitohet. Njëri e dorëzoj stafetën pa shku në zgjedhje u zgjedh si reformator dhe tha le se po ia jepi këtij tjetri. S’ka dorëzim më të madh e cfarë ka bërë Memli, kjo i qon sinjal votuesit”, ka vijuar Molliqaj.