Aktorja Egla Ceno, e cila shihet si pretedente për fitoren në ”Big Brother Albania Vip 3”, ka ndarë sot me banorët një detaj të padëgjuar të jetës së saj private.
Teksa po debatonte me banorët brenda shtëpisë së BBVA-s, ajo bëri të ditur se ka “një dashuri të madhe përjashta”.
“Do t’ju jap një ekskluziv në shtëpinë e Big Brother. Unë kam një dashuri shumë të madhe përjashta. Fakti që unë nuk jam e kam treguar nën jorgan, nuk do të thotë që unë nuk e kam, jam shumë e dashuruar”, ka thënë Egla derisa debatonte me banorët aty brenda.
Ishte Liami i cili e provokonte aktoren duke i thënë se Egla po kërkonte një burrë. Reagimi ishte i shpejtë i Eglës i cili iu kundërpërgjigj shpejt kësaj deklarate. “Unë e kam një burrë, jo çdo gjë mund ta dini”, ishte përgjigjja e saj.