“Ti je i pafè”! Debat i ashpër mes Eglës dhe Meritonit: Je i pafytyrë, Natën e Kadrit…

Egla dhe Meritoni, dy banorët e shtëpisë së Big Brother VIP, janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri tjetrin.

Teksa qëndronin në oborrin e shtëpisë, Egla i thotë Meritonit se është i pafè dhe i pafytyrë. Sipas Eglës, për ditëlindjen e saj Meritoni është sjell keq ndërsa Natën e Kadrit ndryshoi sjellje.
Egla: Ti provokon, nuk do arrish më asgjë tjetër

Meriton: Asnjëherë, është për përndjekje
Egla: E ke gojën me myk të bardhë

Meriton: Ça nuk the për profesionin. Përmend çmimet, televizionin, me punu në televizion është respekt. Me fè thotë kujdes…
Egla: Pse zë fenë në gojë
Meriton: Jam besimtar

Egla: Ti je i pafè, sepse natën e Kadrit, pasi më nxive ditëlindjen time ke ndryshuar nga ‘kështu kështu’. Besimtar është gjithë vitin, jo vetëm një natë

Meriton: E ofendon tjetrin, qëndro vetvetja, çoje ndonjë shishe për qejf
Egla: Je i pafytyrë. Ta dhashë mundësinë të flasësh, tani mos fol më