Profesori universitar i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, i ka reaguar ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dritan Goxhaj. Ky i fundit, së fundmi ka deklaruar se ish-presidenti Ibrahim Rugova, “ia kishte mbathur nga Kosova kur kishte nisur lufta”.
Sipas Bytyçit, këto komente të Goxhajt janë “idiotësi”.
Reagimi i plotë i profesorit në Facebook:
Rastësisht dëgjova një intervistë të Dritan Goxhajt në A2CNN. Në fakt më tërhoqi titulli “NATO nuk mund të përballet me Rusinë”! Dy elemente më ranë në sy:
E para se i intervistuari jep gjithkund mesazhin se Rusia është e fuqishme dhe me këtë maksimë ushqen pathyeshmërinë e saj, pra fatalitetin europian të varur nga orekset ruse!
E dyta, Dritani e mbyll intervistën duke thënë se “Rugova ia mbathi nga Kosova kur nisi lufta”! Madje e shumëzon me zero edhe Betejën e Koshares të udhëhequr nga Agim Ramadani! Të komentosh për të demantuar këto thënie më duket idiotësi! Sepse është idiotësi e një lloji të veçantë të thuash se Rugova ia mbathi, kur atë Milosheviçi e mori peng. Dhe është paturpësi të thuash se Beteja e Koshares ishte diçka e parëndësishme, kur Wesli Clarc në librin e tij “Të bësh luftë moderne” e konsideron si aktin më madhor të epopesë së UÇK-së, (pas betejës së Prekazit – shënimi im)!
E këto deklarime quhen ekspertizë nga mediet tona! E tmerrshme!