Mbrëmjen e djeshme u fol për rrëfimin e ndjerë të Roza Latit, ku kjo e fundit kishte abortuar me vendimin e saj një fëmijë.
Edhe pse shumë i dëshiruar,ajo e mori këtë vendim sepse dëshironte që fëmija e saj të ketë nënën dhe babain, gjë që nuk e shihte të sigurt tek i ati i fëmijës pasi sipas saj ishte një mashkull i hallakatur.
Ledioni, duke e folur me Rozën e krahasoi situatën me atë të Sara Gjordenit e cila gjithashtu ka kaluar një situatë të ngjashme,humbjen e një fëmije, por në mënyrë spontane, jo e zgjedhur nga ajo.
E për këtë gjë,Sara ka shkruar në Instastory:
“Po shoh Big Brother, dhe historia e Rozes mese e ndjeshme, me preku ..Ledioni e permendi emrin tim serish sot duke e lidhur abortin e Rozes me rrefimin tim te meparshem.
Doja te beja vetem nje korrigjim te vogel diferencues, une bebushin tim te pare NUK e kam abortuar, por humbur nga Zoti ne shkage natyrale. Ka qene i deshiruar dhe i pritur.
Rozen e mbeshtes 100% si grua ne kete rrugetim, dhe deshiroj t’u them te gjitha vajzave te tjera qe :
Rrugetimi juaj drejt memesise nuk mbaron pas humbjes se bebit tuaj per shkaqe natyrale ose jo…Mos e fajesoni/ denoni veten! Zoti ju bekon serish”