Kontrast i ndjeshëm: Ministrja e veshur si për dasmë shkon te familja e heroit Afrim Bunjaku

“Për Bajram në familjen e heroit Afrim Bunjaku!”, na njofton ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Mirëpo fotografia nga kjo vizitë tërheq vëmendjen dhe zgjon pyetje të mëdha në mendjen tonë.

E veshur me elegancë dhe e kuruar në çdo detaj të imët. Si mundet që një figurë e lartë udhëheqëse të shfaqet në atë gjendje tek ajo familje ndërkohë që ata janë plot vuajtje e pikëllim për humbjen e madhe?

Kjo pamje na bën të reflektojmë për thellësinë e mungesës së respektit që është shfaqur nga vetë ministrja Haxhiu.

Gjatë kësaj feste të shenjtë, është e rëndësishme që udhëheqësit të jenë të pranishëm tek familjet e heronjve për të shfaqur solidaritet, mirëpo asesi të kenë në vëmendje parësore paraqitjen e tyre të shtrenjtë.

Është e domosdoshme që ministrja e Drejtësisë të kuptojë rëndësinë e ndjeshmërisë pavarësisht prej pozitës së tyre shoqërore.

Ministrja paksa e buzëqeshur, ndërkohë gruaja dhe vajza e tij të mërzitura, është pamja që nuk do duhej parë.

Ky kontrast shpreh një mungesë të dukshme të ndjeshmërisë dhe përqasje të papërshtatshme ndaj situatës.

Le të shërbejë kjo fotografi se si nuk duhet të paraqitet një udhëheqëse!

Heroi Afrim Bunjaku, mbeti i vrarë në sulmin terrorist që u krye ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator 2023 në fshatin Banjskë./Paparaci