Debatet mes Julian Dedës dhe Egla Cenos nuk kanë të mbaruar në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Ditën e sotme dy konkurrentët janë përshirë në një debat, i cili me tone të larta ka degraduar në ofendime ndaj njëri-tjetrit.
“Ti je një thashethemexhi që flet mbrapa krahëve, merresh me karrierën e të tjerëve”- i tha aktorja Julit, ndërsa banori vazhdimisht i kërkonte të mos bërtasë.
Në një moment Egla e ka ofenduar aktorin duke i përmendur karrierën: “35 vjeç mjeshtër. Turp kush ta ka dhënë edhe turp që e ke marrë”.
“Je horror, e pashpirtë”– i tha Juli.
Pjesë nga debati:
Egla: Thashethemexhi që më vjen këtu mua me llafe pazari
Juli: Ti je një s’mirushe e keqe
Egla: Ti je një thashethemexhi që flet mbrapa krahëve, merresh me karrierën e të tjerëve. Nuk mban përgjegjësi për ato që thua, frikacak sepse nuk nxjerr emrat e atyre që thua
Juli: Pse si nxjerr ti? Unë nuk merrem me thashetheme
Egla: Ti sapo ma the
Juli: Jo, ule zërin dhe mos i jep shumë vetes. Ke gabuar shumë mbrëmë dhe nuk din se si ta rregullosh, por nuk rregullohet me të bërtitur
Egla: O gore mashkull.
Juli: Kështu i ke trajtuar njerëzit ti
Egla: Cilët njerëz? Mi sjell njerëzit këtu dhe të flasim
Juli: Pse të ik zari dhe s’ke fjetur gjithë natën?
Egla: Më mirë vetëm se me njerëz si puna jote që bëjnë thashetheme
Juli: Ja pra e the
Egla: Gore, shko e dorëzo titullin.
Juli: Ke shumë mllef në shpirtë
Egla: 35 vjeç mjeshtër. Turp kush ta ka dhënë edhe turp që e ke marrë
Juli: Ai që ka ka dhënë nuk jeton më. Ke pak respekt.
Egla: Ata janë mbledhur dhe ta kanë dhënë, turp të kesh
Juli: Je horror, e pashpirtë