Pas debatit të ashpër mes Romeos, Liamit dhe Meritonit, ku ata shpesh kishin sulme personale duke përfshirë edhe referenca ndaj familjarëve, Donaldi, vëllai i Romeos, ka shprehur një reagim të fortë duke dalë në mbrojtje të binjakut të tij.
Në një postim në llogarinë e tij personale në Instagram, Donaldi ka shkruar:
“Është koha që burrat të tregojnë forcën dhe trimërinë e tyre. Mirë që për këtë djalin e kanë maçin në bark, por pse këta ‘trimat’ po sulmojnë familjen e tij?
A do të quhemi trima për të luajtur me përmendje të të dashurve dhe për të ngacmuar vajzën që ai e do? A kjo është trimëri? Romeo, nuk e dija që kishe kaq shumë durim! S’ka shumë më vlejti për ta toleruar.” – shkruan Donaldi.
Ky postim rikonfirmoi tensionet e ndërsjella në shtëpinë e Big Brother VIP, duke treguar se debatet janë jashtëzakonisht të forta dhe kanë arritur në një pikë kritike për disa nga banorët.
Shiko foton: