Një qytetar në komunën e Rahovecit ka gjetur dhjetë mijë euro, dhe të njëjtat i ka dorëzuar në polici, shkruan Reporteri.net.
Policia veçse ishte duke trajtuar ankesën e qytetarit për humbjen e parave, kur qytetari lajmërohet në stacion për gjetjen e parave.
Paratë e gjetura i janë kthyer pronarit
Komunikata:
Një qytetar ka gjetur një shumë parash dhe ka njoftuar policinë, paratë e gjetura i janë kthyer pronarit
Me datën 07.04.2024, derisa zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Rahovec, ishin duke trajtuar ankesën e një qytetari për humbjen e një shume parash, në vlerë prej 10 mijë euro, ishte paraqitur zoti Himaj nga fshati Gexhë i cili kishte gjetur këto para dhe të njëjtat i ka dorëzuar.
Paratë e gjetura i janë kthyer pronarit.
Zoti Himaj përveç që ka treguar një veprim ndershmërie, ky akt reflekton edhe besimin ndaj Policisë së Kosovës.