Meritoni dhe Rikja, dy banorët e Big Brother VIP, të cilët kanë pretenduar se njihen që nga jashtë dhe janë prezantuar si miq, duket se kanë përjetuar momente të vështira brenda shtëpisë së famshme.
Ditën e djeshme ndërsa qëndronin pranë pishinës, Meritoni duket se ka shprehur ndjenjat e tij për Rikën në një mënyrë që mund të interpretohet si shkelje e besimit të dhënë më parë.
Meritoni: Si janë muhabetet me ata (banorët)?
Rikja: Lëmsh mo
Meritoni: Mbaj qëndrimin, secili do me e pa veten më lart se ty. Këtë mos e harro asnjëherë
Rikja: Çdo njeri shikon punen e vet
Meritoni: Mua më ke afër, e thash edhe atje, sa të jem në këtë shtëpi Rikes do i qëndroj afër në çdo situatë do e mbështes dhe unë këtu jam
Rikja: Pas tre muajsh u kujtua Meritoni..
Në një bisedë me Gracianon, Meritoni i thotë atij se Rikja është vajzë e drejtë, ndërsa gjithashtu i shpreh pendesën në lidhje me situatat që i kanë ndodhur me banoren.
Shiko videon: