Interneti shpeshherë dëshmon edhe shumë talente të reja.
Arshia Goswami nga Haryana e Indisë është bërë sensacion në rrjete sociale falë aftësive të saj të jashtëzakonshme në peshëngritje.
Indianja në vitin 2011, kur ishte vetëm 6 vjeç, shënoi rekord të ri botëror duke ngritur 45 kilogram, përcjell Telegrafi.
Tani një video që po qarkullon ku shfaqet Arshia duke ngritur 75 kilogram po mahnit shikuesit.
“Arshia Goswami, ngritësja më e re e Indisë q ëmund të ngrejë 75 kg dhe është vetëm 9 vjeç”, thuhet në mbishkrimin e videos.