Një debat i fortë ka ndodhur mes fermerëve në “Ferma Vip”, mbrëmjen e djeshme që më pas ka degraduar në fjalor banal.
Bëhet fjalë për Baby G dhe Dijonisin, ku ky i fundit në një video dëgjohet teksa e shan dhe nuk kursehet aspak ndaj këngëtares, e cila ka mbetur e shokuar.
Mëngjesin e sotëm, Dijonisi i ka kërkuar falje Baby G duke u shprehur se ishte përgjumësh dhe i vjen shumë keq për mënyrën sesi reagoi.
Më pas dyshja i rregulluan problemet e tyre dhe u përqafuan me njëri-tjetrin.
Dijonisi: Të kërkoj falje 500 mijë herë, isha i nervozuar dhe në gjumë.
Baby G: Nuk e prisja prej teje.
Dijonisi: Të kërkoj falje 500 herë, isha i acaruar dhe reagova në atë mënyrë.
Çiljeta: Përqafohuni tani të dy.
Dijonisi: Unë të kam shoqe, të dua shumë dhe të kërkoj falje.