Eklipsi total i diellit u bë i dukshëm në rajonet e Amerikës Qendrore dhe Veriore sot, (e hënë, 8 prill). Pak pas orës 19:00, miliona njerëz panë Hënën të kalonte përballë Diellit.
Eklipsi total filloi nga Oqeani Paqësor Jugor, teksa rajonet e para të Meksikës e vëzhguan atë nga bregu i Paqësorit.
Rruga e eklipsit kaloi Meksikën dhe vazhdoi në SHBA duke kaluar përmes Teksasit, duke vazhduar në verilindje dhe më pas duke kaluar nëpër Kanada.
Sipas NASA-s, mbi 300 milionë njerëz do të kenë mundësinë të përjetojnë qoftë edhe një eklips të pjesshëm.
Pamje nga ky moment ka dërguar edhe një sinjalizues nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.