Ky është një muaj agjërimi për myslimanët anembanë botës. Ende nuk është aq e zakonshme të shohësh një iftar kolektiv në ambient të hapur, por as që Imami nga Anfield-i ikonik t’i ftojë agjëruesit të falen.
Mbrëmë Liverpooli ka pritur tifozët e tyre të cilët ishin duke agjëruar dhe Imami në një kohë të caktuar i ka njoftuar të gjithë se agjërimi ka përfunduar për atë ditë dhe se mund ta prishin agjërimin.
Sipas mediave britanike, rreth 3000 njerëz morën pjesë në iftarin e organizuar nga Liverpool për tifozët e tyre.