Në botën e showbiz-it shqiptar, çdo lëvizje e personazheve të njohur në rrjetet sociale analizohet nga fansat e tyre.
Këngëtari i njohur Ledri Vula dhe blogerja Sara Hoxha kanë qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të aludimeve për një ndarje të mundshme mes tyre.
Dyshja, që prej kohësh janë “nën vëzhgimin” e fansave por edhe të medieve për shkak të lidhjes së tyre, janë përfolur për një ndarje të paqartë dhe të papranuar publikisht.
Ndërkohë që fansat dhe ndjekësit janë mbetur në dyshime, Ledri dhe Sara nuk kanë dhënë asnjë deklaratë zyrtare që të konfirmojë ose mohojë këta zëra.
Së fundmi, një detaj i vogël, por i rëndësishëm, ka rritur kuriozitetin e fansave dhe është bërë temë diskutimi: mungesa e ndjekjes së njëri-tjetrit në rrjetet sociale.