I ftuar në “Big Brother Fun Club”, vëllai i Egla Cenos është ‘përplasur’ ditën e sotme me gazetarin Ronaldo Sharka, teksa ky i fundit është shprehur se si vëllai i saj mund të gëzohet për rikthimin në shtëpi të Eglës, duke marrë parasysh sjelljen e pahijshme që ajo femër ka patur duke thyer çdo limit.
‘Unë ‘Dhomën e Bardhë’ e pashë si një mesazh shumë të qartë për publikun. Bullisti nëse ti e ndëshkon nuk ka për t’u shëruar kurrë si bullist por ndoshta bëhet akoma edhe më i egër dhe ishte një mundësi reflektimi. Tani meqë Eglës nuk i shërbeu ‘Dhoma e Bardhë’ si një shkollë riedukimi, mendon që kur të dalë ka nevojë për një shkollë të tillë?Me një fjalor të tmerrshëm dhe unë nuk e di si mund të festosh kur sheh motrën duke i thënë një gruaje tjetër hajde t’i mësojmë misionarin….’- është shprehur Ronaldo.
Më pas gazetari ka përmendur dhe incidentin me Meritonin të cilit i’u derdh alkol në fytyrë, e ndërsa vëllai i Eglës e ka konsideruar këtë gjest si një vetmbrojtje me elegancë.