Një surprizë për Julin solli humor dhe shumë atmosferë gjatë spektaklit të sotëm të “Big Brother VIP”.
Aktorët Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj hynë në shtëpi për të mbështetur mikun dhe kolegun e tyre. Mes batutave, Visjani i tha Julit se ka sakrifikuar shumë për të.
Ndërsa Cubi erdhi me një çantë plot me të brendshme, referuar debateve për mbathjet me Eglën dhe banorë të tjerë.
Visjani: Ku je mo zog, pse s’më përshëndet, lopa më ka bë? Me ty jam zënë me Donald Veshajn, Ilir Shaqirin, desh më ka shtyp Ledion Liço. Ti je djalë artist, ne jemi familje artistash. Njerëzit i ke bërë krenare, po mua më ke mërzit një fije. E di që ke dash atë futbollistin, kështu që kemi ardhur ne budallenjtë e Shirokës.
Juli: Ç’a je t’u thanë mo
Cubi: Po ku je mo
Visjan: Një veshkë e kemi shitur për vota
Cubi: Ca kanë këto me brekët e tua mo
Juli: Kam një pale me yje, shohin horoskopin
Cubi: Kam hapur një go found, brekët e Julit