Ilnisa Agolli ishte e ftuar sot në “Fan Club” ku ka dhënë përgjigjie mbi shumë pikëpyetje. Duke u shprehur se mendonte se ende nuk ishte momenti i duhur që të dilte nga shtëpia, Ilnisa tha se është e lumtur që Meritoni është ende në shtëpi. Dhe sa i takon deklaratës së bërë nga moderatori ku thoshte se do të dilte nga shtëpia nëse eleminohej Ilnisa, gazetarja u shpreh se nuk do e lejonte një gjë të tillë.
Pyetje: E prisje, që Meritoni të dilte siç e kishte premtuar?
Ilnisa: Kjo, kjo është diçka që unë nuk do ta lejoja kurrë. Më prek kjo pjesë. Po e shikoja pak teksa po vija në makinë dhe ishte Juli gjoja duke e vënë me shpatulla pas murit duke i thënë se për dashurinë kishte premtuar se do dilte dhe kjo më duket shumë për të sulmuar një kundërshtar, për hir të dashurisë.