Hamëz dhe Adem Jashari kanë vizituar gjatë ditës së sotme veriun e Kosovës dhe lapidarian e Enver Zymerit.
Sipas mediumit “Veriu.info”, pasardhësit e familjes Jashari kanë qëndruar sot në veri, prej ku kanë postuar edhe pamje.
“Të fala nga veriu.” – raportohet se ka shkruar Hamëz Jashari.
Postimi i plotë:
Nga Prekazi në Veri!
Shetitje e lirë dhe krejt e zakonshme në veri të Kosovës bashkë me Ademin, duke qenë mirënjohës ndaj historisë dhe heronjëve që mbrojtën me gjak edhe këtë pjesë të veçantë të Kosovës.
Policët Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku janë ata që kurorëzuan çlirimin e plotë të kësaj pjese të jashtëzakonshme të vendit.
Të fala nga Veriu