Shqipja, gjuha që flitej dhe shkruhej shtatë mijë vjet më parë, pesë mijë vjet para Homerit

Edhe germat e përdorura në të dyja poemat e Homerit janë germa të abecedarit pellazg, i njohur qysh në kulturën pellazge Vinkë-Turdas (mijëvjeçari 6 p.e.s.) dhe i përhapur më pas në viset e tjera të mesdheut, që e huazuan grekët dhe latinët…

Luftulla PEZA

Studimi modern i gjuhës shqipe mund të themi se ka filluar me dijetarin dhe gjuhtarin e shquar arbëresh Zef Krispi, i cili në vitin 1831 botoi librin “Shqipja nëna e gjuhëve”. Ky është studim madhor për gjuhën shqipe dhe Krispin duhet ta njohim si themeluesin e studimit modern të gjuhës shqipe dhe Albnologjisë. Prandaj libri i tij duhet të jetë si kurani dhe bibla e të gjithë studiuesve të gjuhës shqipe. Por vepra e tij me rëndësi të madhe, fatkeqësisht nuk njihet nga gjuhtarët shqiptar, ata pa baza shkencore i mohojnë arritjet e Krispit, nuk e studiojnë atë dhe nuk e pëmendin asnjë herë në referimet shkencore.
Duke qenë profesor dhe njohës i mirë i gjuhëve shqipe, latine dhe greke në Universitetin e Kalabrisë, ai zbuloi se në Iliadën e Homerit dhe në shkrimet e autorëve antikë, ndodhen shumë fjalë të gjuhës pellazge, që kanë të njëjtin kuptim si në gjuhën e sotme shqipe. Duke bërë krahasimet e nevojshme midis gjuhëve të mësipërme dhe thelluar në literaturën përkatëse, ai arriti të zbulojë fjalë të lashta, me të cilat ndërtoi edhe fjalorin pallazgjisht-shqip. Me ndryshime të vogla, janë po ato fjalë si në njërën ashtu edhe në tjetrën. Kështu ai arriti në përfundimin se gjuha shqipe e ka zanafillën tek gjuha pellazge, tek Homeri. Krispi shkruan:
“Duke gjurmuar origjinën e gjuhës greke, është një gjë e bukur të shohësh se si ajo të kthen, në pjesën e saj më të madhe, te shqipja. Si nuk u dashka, pra, të ngjallë një interes të madh kjo gjuhë, mbase më e lashtë se greqishtja dhe, në thelb, gjuha me të cilën flitej në shekujt para Homerit?”
Fjalori pellazgjisht-shqip i Krispit (sipas Liljan Peza 2014)

FJALË PELLAZGE SHQIP FJALË PELLAZGE SHQIPluftulla-peza-gjuha-pellazge-hitite-shqipe.