Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit, pasi ky të premten mbrëma doli me një postim kundër Lumir Abdixhiku.
Kica-Xhelili përmes një shkrimi në Facebook, ka kërkuar përgjigje nga Hekuran Murati për bisedën me Milan Radojiçiqit:
“Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, Ministër Murati. E gjuha jote se ç’është zënë ngërq te LDK-ja. Por meqë paske përmbledhur verzion të ri të propagandës 2.0 tani që 1.0-shin ua çmontuam, a po na përgjigjesh çka ju desh të flisni me Radojçiçin, pronat e të cilit sot lavdëroheni që janë konfiskuar?”.
Ajo ka kërkuar përgjigje edhe për suspendimin e policëve që kërkuan t’i konfiskohet telefoni “njeriut të VV-së në KEK”.
“Pastaj, përgjigju çka ju desh t’i suspendoni policët, që kërkuan t’i konfiskohet telefoni njeriut tuaj në KEK? Pastaj përgjigju pse gënjen kur thua që nuk ta votuam Byronë?”.
Në fund, ajo e ka përmendur edhe fotografinë që Murati vendosi ta publikojë nga video e Abdixhikut:
“E krejt në fund, Ministër, ai SNAPSHOT i kryetarit që e paske zgjedhur si foto, ndoshta e bën foton pak të çuditshme, por kurrsesi nuk i bën tentativat tua të shpërlarjes së propagandës më pak qesharake”.