New Yorku ka përjetuar një ndër tërmetet më të fuqishme në 40 vjetët e fundit.
Qytetarët njujorkez janë mësuar me erërat e fuqishme, por jo edhe me tërmetet me magnitudë prej 4.8 shkallësh të Rihterit.
Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para brenda ndërtesës së Kombeve të Bashkuara teksa shihet lëkundjet gjatë mbajtjes së takimit për Rripin e Gazës.
Si kurrë më parë, Statuja e Lirisë në shtetin njujorkez ka përjetuar lëkundjet, të cilat janë kapur edhe kamerat.
Kujtojmë se statuja e bakrit, një dhuratë nga populli i Francës për SHBA-të, u projektua nga skulptori francez Frederic Auguste Bartholdi dhe korniza e saj metalike u ndërtua nga Gustave Eiffel.
Ndryshe, presidenti amerikan, Joe Biden pas bisedave telefonike me guvernatorët er dyja shteteve ka deklaruar se gjithçka është nën kontroll. /Telegrafi/