Gazetari Viktor Buzhala ka komentuar sot aksionin e Policisë së Kosovës në konfiskimin në pronat e Radoiçiqit.
Buzhela ka thënë se në pasurimin e Radoiçiq ka gisht sfera politike e Kosovës.
“Kanë gisht të madh komplet sfera politike e Kosovës, këta janë që i kanë dhënë tender. Këta janë ata që e kanë forcu politikisht, e kanë lejuar që të udhëheqë Listën Serbe nga pozita e nënkrytarit dhe në këtë mënyrë ai është bërë i pasur, është bë bossi i veriut”, ka thënë Buzhala gjatë debatit në emisionin Politiko në Kanal 10.