Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar sot pasuritë të cilat ju konfiskuan kryeterroristit, Milan Radojiçiq, në një ndër to edhe vilen luksoze.
Haxhiu ka publikuar pamje nga vizita e saj me ministrin, Xhelal Sveçla, ku ka thënë se kjo ishte jeta e një krimineli prej milioneri, që ndërkohë mjet të funksionimit kishte frikësimin dhe kërcënimin e komunitetit ku jetonte.
“Dje publikuam dokumentin e listës se aseteve të konfiskuara dhe sekuestruara të terroristit Radojçiq, sot nga afër dhe konkretisht pamë luksin në të cilin ka jetuar ky kriminel. Kjo është jeta e një terroristi që për vete bën jetë prej milioneri ndërkohë që mjet të funksionimit ka frikësimin dhe kërcënimin e komunitetit ku jeton në mënyrë që t’i shërbejnë atij.” – ka shkruar Haxhiu.
Ajo tutje ka thëën se në veri tashmë gjithçka ka ndryshuar, dhe sipas saj qytetarët kanë filluar te çlirohen nga ky terrosit dhe grupi i tij.
“Kjo gjë ka ndërruar, qytetarët atje kanë filluar të çlirohen nga ky terrorist dhe grupi i tij që kanë punuar vetëm për veten në shërbim të regjimit në Beograd. Republika e Kosovës nuk trembet nga terrorizimi dhe është garantuese e jetës së qetë për të gjithë qytetarët pa dallim. Jemi shoqëri demokratike dhe me vlera të qarta perëndimore ku terrori, frikësimi, shantazhi dhe ilegaliteti nuk kanë vend.” – ka shkruar Haxhiu.