Thuhet se imazhi i Egla Cenos ka kaluar në pronësi të Top Channel, sipas gazetarit Olti Curri. Ky i fundit ka publikuar disa foto në InstaStory, ku tregon se në postimet e Eglës thuhet se të drejtat i përkasin Top Channel.
E njëjta histori ka ndodhur vitin e kaluar, kur Luiz Ejlli i dha të drejtat e imazhit televizionit “Top Channel”.
E gjitha ndodhi pas famës së madhe që këngëtari mori në Big Brother VIP, duke firmosur një kontratë me Top Channel, madje edhe llogaria e tij në Instagram i kaloi televizionit.