Meriton Mjekiqi disa ditë më parë ka treguar se djali i tij, Loar është me autizëm dhe kjo është arsyeja që ai ka vendosur që të bëhet pjesë e “Big Brother VIP”.
E teksa dje ishte dita botërorë e autizmit, moderatori i ka bërë një dedikim prekës të voglit të tij.
Me letra shumëngjyrëshe, Meritoni i ka shprehur dashurinë djalit të tij me shkrimin në murin e bardhë të dhomës ku u transferua së bashku me Ilnisa Agollin dhe Egla Cenon pas përjashtimit nga shtëpia.
“Loar të dua”– ka shkruar moderatori ndërsa duket shumë i lumtur me partneren e tij në krahë e cila e mbështet atë.