I pyetur rreth çështjes së dinarit pasi ka dalë nga zyrat e Mitrovicës së Veriut, Kryeministri Albin Kurti ka biseduar afër 20 minuta me gazetarë të cilëve u është përgjigjur në gjuhën serbe.
Ai u ka thënë atyre që mënyra më e mirë që të zgjidhet çështja e dinarit është takimi mes dy guvernatorëve të të dyja vendeve.
Kurti: Mendoj se mënyra më e mirë që kjo të zgjidhet është ndërmjet guvernatorëve
Gazetari: Por Serbia nuk e pranon këtë…
Kurti: Nëse unë takohem me ish-Kryeministren Bërnabiq në Procesin e Berlinit apo me Presidentin Vuçiq në Bruksel, pse të mos takohen dy guvernatorët
Gazetari: Por ja procesi është duke u zhvilluar…
Kurti : Ne kemi aq shumë raste që zyrtarët e Kosovës dhe Serbisë takohen. Gjatë pandemisë ministri im Arben Vitia ka biseduar dhe bashkëpunuar me ministrin për shëndetësi në Serbi, mendoj se është quajtur Lonçar . Ne vec kemi bashkëpunuar, pse ata mu tani s’duan të bashkëpunojnë, kjo është vetëm për shkak të cash’it, nuk është për shkak të Republikës së Kosovës, nuk është për shkak të pavarësisë. Ata e kanë një regjistër që as ti e as unë nuk e dime, që e finacojnë me cash. Ata nuk duan që ky regjistër të shihet. Nëse këto transaksione do të zhvilloheshin me banka komerciale dhe me marrëveshje mes Bankës tonë Qenndrore dhe Bankës Popullore të Serbisë, atëherë do të shihnim se kush çka merr. Unë nuk jam kundër ndihmës financiare për serbët, por duhet ta dimë kush kujt i çonë para dhe për çfarë.