Veprimtari i çështjes kombëtare, profesori Fahri Mahalla, ka theksuar se, fondi Shtetëror i Republikës së Kosovës, u themelua me iniciativën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Kosovë, dhe në diasporë, për t’i financuar institucionet paralele të Republikës së Kosovës, nën okupimin serb.
Ai thotë se, LDK-ja, me veprimtarët dhe me anëtarësinë si dhe simpatizuesit e LDK-së, i financoji institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës.
“Përkrah LDK-së, ishte Partia Demokristiane e Kosovës, në krye me Akademik Mark Krasniqin. LDK-ja, i themelojë këto fonde: Fondin Ndihma për Kosovën; Fondin gjithë Kombëtar; Fondin shtetëror të Republikës së Kosovës, i quajturi fond i 3%; LDK-ja, i shpalli këto aksione; Aksionin ndihma për Arsim; Aksionin ndihma për Minatorët; Aksionin ndihma për Drenicën; Aksionin ndihma për shëndetësinë; Aksionin në emër të Nënës Tereze, për ta ndihmuar Kosovën, me barna, dhe ushqime; Aksionin për Pavarësinë e Kosovës. Me paratë e grumbulluara, nga ky aksion, është financuar lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, për ta çliruar Kosovën, nga okupatori serb”, tregon Mahalla.
Profesori thotë se, nga momenti që është formuar Qeveria e Republikës së Kosovës në ekzil, me kryeministër Bujar Bukoshin, me Ministrin e Financave Isa Mustafën, LDK-ja, të gjitha paratë e grumbulluara, nga Fondet dhe aksionet, i ka bartë në Fondin Shtetërore të Republikës së Kosovës.
“Shqiptarët e ndërgjegjshëm paguan në fondin shtetëror të Kosovës 3 për qind nga rroga neto. Shtrohet pyetja, sa për qind e shqiptarëve kanë paguar, në Fondin Shtetëror të Republikës së Kosovës, dhe sa për qind ju kanë përgjigjur aksioneve të shpallura, për ta ndihmuar popullin e Kosovës. Sipas një llogarie që e kemi bërë, kanë paguar 10 për qind deri 15 për qind e shqiptarëve. Saktësisht mund ta dijë Ministri i Financave Isa Mustafa, duke u bazuar në raportin e bankave, kudo në botë, ku kanë paguar mërgimtarët. Nuk mund të jetë përqindja e sakët, sipas Raportit përfundimtar, të Ministri të financave Isa Mustafa. Shifrat e Raportit financiar Përfundimtar, duhet të përputhen me shifrat e raporteve të bankave, vetëm atëherë mund ta besojmë përqindjen, se sa kanë paguar. Raportin financiar përfundimtar të Isa Mustafës, e kam dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për ta shqyrtuar, dhe për ta kontrolluar, me ekspert të Financave”, thotë ai.