Pas videos së bujshme, Egla bën reagimin e papritur

Aktorja e njohur Egla Ceno, në vetëm 24 orë, ka arritur të marrë vëmendjen e gjithë publikut, edhe pse u skualifikua një ditë më parë nga loja e “Big Brother Vip3”.

Pas videos në faqen zyrtare të formatit, ku ngrihen dyshime për rikthimin e saj në shtëpi, aktorja ka reaguar për herë të parë në faqen e saj zyrtare të “Instagram”.

Siç tashmë e dimë rrjetet e saj sociale menaxhohen nga të afërm, ku dukshëm një detaj i tillë vërehet edhe nga mënyra sesi zgjodhi të reagonte pas bujës që u bë.

“Mam jam ok”, shkruan ajo në postim.