Xhaxhai i Georgina Rodriguez kundër mbesës: I kam shkruar Ronaldos që ka gruan më të keqe në krah, nëse do të dish më shumë…

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një ndër çiftet më të komentuar.

Të gjithë e dimë historinë e Georginës, e cila ka patur një jetë të thjeshtë derisa u njoh me Cristianon.

Por tani jeta e saj ka ndryshuar.

Lidhur me këtë ka reaguar xhaxhai i saj, Jesus Hernandez.

Ai ka thënë se Georgina nuk do t’ia dijë më për ta, edhe pse xhaxhai e ka ushqyer atë në kohën kur babai i saj u burgos.

“Ajo mund të ndihet e turpëruar për ne dhe të konsiderojë se është më e mirë se ne, sepse ne nuk jetojmë me luksin e saj.

Nuk i kam kërkuar kurrë asgjë.

Ajo më ka telefonuar vetëm një ose dy herë që kur mora vesh se po dilte me Ronaldon” – u shpreh ai.

Edhe motra e saj ka bërë një reagim: “Kur ishte ditëlindja e djalit tim, e pyeta nëse mund t’i kërkonte Cristiano-s të firmoste një këmishë për djalin tim dhe ajo tha ‘jo’.

Ajo nuk do ta shqetësonte atë pasi ai ishte me pushime.”

Jo vetëm kaq por xhaxhai tha se ai i ka paguar edhe faturat e saj.

Më tej, ai tha se i ka shkruar Ronaldos: “I kam shkruar Cirstiano Ronaldos në Facebook që ke gruan më të keqe në krah, nëse do të dish më shumë, më kontakto dhe do të tregoj.”