Marku deklarohet pas humbjes: Do të kthehem më i fortë se kurrë

Boksieri shqiptar Florian Marku, u mposht mbrëmë në “O2 Arena” në Londër.

Ai pësoi disfatë nga boksieri britanik, Chris Kongo.

Sot, Marku e ka bërë edhe reagimin e parë.

“Mbreti shqiptar” tha se kishte vite pa e përjetuar një gjë të tillë.

Ai iu premtoi fansave të tij se do të rikthehet më i fortë se kurrë.

“Dua t’ju falënderoj nga zemra të gjithë ata që ishin dje në stadium dhe të gjithë ju që më keni ndjekur nga ekrani”, shkroi Marku në Facebook.