Gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha ka reaguar ashpër ndaj ndërmjetësuesve të dialogut Kosovë-Serbi dhe ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill.
Ai në një postim në Facebook tha se këta tre politikanë janë pasuruar shumë që kur kanë marrë përsipër “zgjidhjen” e konfliktit Kosovë-Serbi.
Madje, Maralusha tha se ata kanë bërë edhe plane me serbët për Asociaicionin, veriun dhe Trepçën, transmeton “Bota sot”.
Postimi i plotë
Tre politikanëve që janë caktuar si ndërmjetësues për zgjidhjen e konfliktit Dardani-Serbu, kuletat e tyre janë trashë (fry) me një shifër dollarëshe me shtatë shifra. Dhe, me premtime serbe se kur të formohet Zajednica me fuqi ekzekutive, veriu me Trepçën do të kontrollohet nga serbët, e këtyre do t’iu afrohen aksione të minierës.
Njëri prej këtyre është ambasador në Serbi, e të tjerët janë endacaka që një javë rrijnë në Beograd e një ditë në Kosovë.
Kur qëndrojnë në Kosovë, tërë kohën e kalojnë duke e kërcënu Albinin apo duke e përkëdhel opozitën anti-shqiptare të Kosovës. Kurse, kur gjenden në Beograd pijnë shlivovicë dhe i cakrrojnë gotat duke thënë: Kosovo je Serbia, i Serbia je Kosovo!