Një rrëfim personal gjatë qëndrimit të tij në “Fermavip” ka bërë moderatori dhe këngëtari Robert Berisha.
Roberti ka zbuluar një detaj mjaft emocionues nga jeta e tij familjare duke folur si rrallë herë për diçka që thuajse nuk është folur më parë.
Ai ka treguar se është baba i dy vajzave, njëra nga martesa me këngëtaren Nora Istrefi dhe tjetra nga një marrëdhënie me një grua tjetër.
Sipas rrëfimit të Berishës, dy vajzat e tij kanë pasur mundësinë të takohen për herë të parë vitin e kaluar. Vajza e madhe, e cila jeton në Londër, ka ardhur rrallë në Shqipëri dhe zakonisht ka pasur mundësinë të takohet vetëm me të atin.
“E mora (vajzën e vogël) dhe i thashë do ikim dikund, se kjo vdes për motër ose vëlla se i ka bërë 8 vjeçe dhe e takova me motrën,” ka rrëfyer Berisha.
“Kam dy vajza, të madhen në Londër dhe të voglën në Prishtinë. Verën e kaluar janë takuar për herë të parë me njëra-tjetrën. E dyta ka ardhur me martesë, te e para s’kam qenë as në lidhje.
Shumë rrallë ka ardhur në Shqipëri vajza e madhe dhe më takonte vetëm mua”, shtoi më tutje Roberti.