Një banor i ri misterioz do futet në shtëpinë në të famshme në Shqipëri ditën e martë.
Ai nuk ka dashur të prezantojë veten, duke u shfaqur me një maskë në fytyrë. Mënyra se si ai flet, duket se ka shumë besim tek vetja dhe i konsideron banorët e tjerë lojtarë shumë të dobët.
Si shprehet se do ketë një standart tjetër në BBV3, tashmë që edhe Egla sapo u largua.
I pyetur se kujt do ia japë dorën të parit kur të hyjë brenda në shtëpi, ai shprehet se nuk e ka vendosur, do shohë se si do e presin.
Përsa i përket çifteve, ai shprehet se asnjë prej tyre nuk ka dashuri të vërtetë.