Egla Ceno është kthyer në një nga personazhet më të spikatura në këtë “Big Brother”.
Por jashtë shtëpisë së famshme, gjërat duket se janë komplikuar për të, pasi rezulton se ndonëse prej 3 muajsh është pjesë e BBV, paguhet si aktore pranë Teatrit të Elbasanit.
Ka qenë ky lajmi që prej disa javësh, ka qarkulluar në media, pa pasur mundësi të verifikohet se Egla vijonte të paguhej, ndonëse nuk ishte ngjitur në skenë prej muajsh, që para se të bëhej pjesë e “Big Brother”.
Lidhur me këtë lajm, ka reaguar edhe drejtori i Teatrit “Skampa”. I ftuar në “Big Brother Fun Club”, ai ka sqaruar detaje rreth kontratës së aktores.
Në fjalën e tij, drejtori u shpreh se deri me datë 1 mars, Egla ka qenë me lejen e zakonshme, ku për shkak të viteve të punës, ka pasur një leje edhe më të zgjatur. Nga ana tjetër, që prej fillim marsit, kontrata e saj është shkëputur, duke humbur kështu vendin e punës.
Megjithatë, të ftuarit në panel kanë bërë me dije se leja me ligj është deri në 28 ditë dhe nuk mund të mbivendosen lejet e tjera vjetore, të cilat skadojnë në fund të marsit.
Ka qenë pikërisht ky fakt që nuk është sqaruar nga drejtori, duke lënë gjithçka evasive. Ai shtoi megjithatë, se Egla që nga data 2 mars nuk është më pjesë e Teatrit “Skampa”.