Gruaja në Pejë del për iftar me kolegë të punës, kur u kthye burri nuk e la të futet në shtëpi

Një grua në Pejë gjatë ditës së djeshme ka raportuar në polici se pasi kishte dalë me kolegë të punës për iftar, me t’u kthyer në shtëpi, bashkëshorti e saj nuk e ka lënë të futet në shtëpi.

I njëjti është arrestuar e më pas me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i policisë:

DHUNË NË FAMILJE

Pejë 30.03.2024-20:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se pasi kishte dal me koleg të punës për të ngrënë iftar, kur ishte kthyer në shtëpi, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar nuk e ka lejuar që të hy në shtëpi. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.