Meri, një telefonuese në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, mendon se pas divorcit është e mundur që ish-partnerët të ruajnë miqësinë. Nga eksperienca e saj personale, martesa ka përfunduar prej 13 vjetësh dhe prej saj ka një vajzë. Fëmija është arsyeja kryesore e raportit të mirë me ish-bashkëshortin me të cilin komunikon rregullisht.Sot asnjë prej tyre nuk ka krijuar një familje të re. Meri thotë se nuk janë ndarë për shkak të problemeve në çift, por prej vjehrrës.Meri: Ne kemi marrëdhënie të mirë me bashkëshortin ngaqë kemi një fëmijë, flasim, takohemi, madje shkojmë shpeshherë me vajzën atje, kur ka ndonjë problematikë e pyes, mundohemi ta zgjidhim së bashku dhe më duket mëse normale. Shumëkujt faktikisht i duket si çudi.Aldo: Me thënë të drejtën çudi duket.Meri: Çudi, por unë nuk jam martuar më, nuk kam pasur ndonjë lidhje tjetër dhe ia kam kushtuar jetën time me vajzën time.Aldo: Ai është martuar?Meri: Jo, jo.Aldo: As ai?Meri: Jo.Aldo: Sa kohë ka që jeni ndarë ju?
Meri: Ne kemi 13 vite.Aldo: Ndonjë arsye e fortë apo kush e mban mend arsyen thuaj?Meri: Arsyen e kemi shumë të fortë. Shumë të fortë, mua më duket injorancë ta them por jemi ndarë për vjehrrën time.Aldo: E qartë, megjithatë ma merr mendja që vjehrra është më?Meri: Vjehrra për fat ka vdekur sivjet, nuk ia vlen më.Aldo: “Për fat ka vdekur sivjet”, je e madhe! Deshe të thoshe “për fat të keq?”Meri: Jo, s’po them hiç për fat të keq, por thashë për fat ka vdekur sivjet se ishte 95 vjeçe, shumë e madhe. Ne për atë jemi ndarë, nuk është se jemi ndarë për problemet tona, megjithatë komunikojmë, kemei një fëmijë në mes.Aldo: Megjithatë koha i zbut gjërat?
Meri: Jo, nuk ka lidhje fare. Ne thjesht ekziston komunikimi sepsekemi një fëmijë të përbashkët, por jo që gjëra të tjera mund të ndodhin.