I gatshëm për të pritur homologen e tij italiane ishte kryeministri libanez Najib Mikati, por nxitimi i tij dhe ndoshta errësira e tradhtuan.
Mikati besoi se përshëndeti me një shtrëngim duarsh dhe puthi kolegen Giorgia Meloni dhe menjëherë pasi Mikati zuri vendin në tapetin e kuq për të ecur me Melonin drejt godinës së aeroportit, në atë moment një koleg e njoftoi se kishte gabuar, përcjell tesheshi.
Gruaja që ai përshëndeti ishte Patricia Scurti, e cila zbriti nga avioni me dy çanta.
VIDEO