Vuçiçi “i mistershëm” për ditët e vështira për Serbinë, Beogradi kërkon shkrirjen e NATO-s

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, vazhdon që ta mbajë një mister reagimin e tij për zhvillimet e fundit, ndërsa nuk sqaron as kërcënimet e lëshuara në drejtim të Kosovës.

“Kam parë çdo deklaratë dhe nuk mund të komentoj. Por do të flas brenda 48 orëve”, u shpreh ai duke nënvizuar se Serbinë e presin edhe më shumë ditë të vështira.