Me daljen nga shtëpia e “Big Brother Vip”, Sara Gjordeni vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe çdo postim i saj interpretohet si mesazh, ndaj ndjekësve, banorëve në shtëpi, apo ish-banorëve.
Në një postim të bërë gjatë ditës së djeshme, ish-banorja ka kritikuar mediat që kanë shkruar për të dhe siç shprehet ajo, kanë deformuar deklaratat e saj.
Sara reagoi e revoltuar edhe për faktin se atë dhe Bardhin e krahasojnë vazhdimisht me Luizin dhe Kiarën, me qëllim që të marrë vëmendje, gjë që sipas saj, nuk është e vërtetë.
Mirëpo pas gjithë zhurmës që bëri në media me postimin e saj, Bardhi, sot, në një reagim në “Instatsory” thotë se prej mbëmjes së djeshme, Sara nuk ka akses në llogarinë e saj.
Ai gjithashtu ka bërë thirrje që deri në një njoftim të dytë nga Instagrami i tij, asnjë postim nga llogaria e Sarës mos të merret parasysh nga ndjekësit e saj apo mediat.