Analisti Ben Andoni tha se deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për ditët e vështira të Serbisë janë më tepër një mënyrë për të zhvendosur vëmednjen nga një tension i brendshëm sesa realisht problematike reale.
Sipas tij Vuçiç gjendet në ditë të vështira, pasi ka probleme shumë të mëdha me Beogradin dhe nuk zgjidh dot procedurën shtetërore të vendit të vet që synon të ketë statusin e vendit neutral.
“Deri në 5 maj kur janë Pashkët ortodokse pritet shumë që të bëjnë një lloj platforme të re sa i përket botës serbe, por për fatin e tyre të keq pak orë më parë strukturat evropiane i kanë hapur dritën jeshile Bosnje Hercegovinës për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Ndaj Dodik është bërë agresiv, ndërsa vetë Vuçiç shumë konfuz, se ka probleme shumë të mëdha me Beogardin dhe nuk zgjidh dot procedurën shtetërore të vendit të vet”, tha analisti.