Kosovës iu hap rruga për t’u bërë pjesë e KiE-së, Kurti tregon hapin e radhës

Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi të mërkurën raportin për Kosovën, duke u hapur rrugën hapave të ardhshëm drejt anëtarësimit në këtë Këshill.

Për këtë ka reaguar në platformën “X”, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka thënë se ky është një hap shumë i rëndësishëm.

Sot Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës  ka bërë një hap të rëndësishëm përpara për Kosovën. Opinioni konfirmon përmbushjen e të gjitha parakushteve të anëtarësimit nga ana e Kosovës dhe rekomandon t’i bëhet ftesë Kosovës që t’i bashkohet Këshillit të Evropës si  si shtet anëtar. @PACE_Neës do të votojë Opinionin në prill”, ka shkruar Kurti.