Vëllai i Madh u dha dje banorëve të “Big Brother VIP3” një sfidë të re. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kishin hyrë makina luksoze dhe vajzat do të ngacmonin djemtë.
Ishin vajzat ato që zgjodhën se cilin nga djemtë do të ngacmonin dhe Rike Roçi kërkoi Julian Dedën.
“Ta hangsha syrin. Ma hoqe trurin”– ishin disa nga fjalët që modelja i drejtoi aktorit të njohur, si pasojë e kësaj sfide.
E teksa ndodhej në një makinë të zezë luksoze, Rike e ftoi Julin që ti bëjë një xhiro duke thënë: “Hajde se do të përjetosh ëndrrat që nuk i ke përjetuar kurrë”, megjithëse ai luajti rolin e një çuni mamaje.
Juli: Kjo makina e kujt është?