Vajza e gazetarit, Defrim Methasani, prej muajsh ishte duke luftuar me sëmundjen e rëndë të kancerit. Ajo ndodhej e shtruar në një nga spitalet e Berlinit në Gjermani, dhe sigurisht pranë saj është i ati, Defrimi, i cili së bashku me të gjithë familjen i qëndruan afër që Luna të mposhtë këtë sëmundje.
Vetë Luna tanimë ka mbledhur forcat dhe me zemër të hapur ka folur për udhën e tij të vështirë për luftën me jetën. Me anë të një shkrimi në rrjetet sociale, ajo shpalosi dhimbjen, guximin dhe shpresën në rrugën e shërimit. Në një botë ku kanceri vazhdon të jetë një sfidë e madhe shëndetësore, kjo histori sjell dritë dhe inspirim për të gjithë atyre që ballafaqohen me këtë sëmundje.
“Falë Zotit dhe mjekeve, tani për tani betejen e fitova, por më e rëndësishmja është lufta që vjen pas! Të jetuarit e kemi në dorë ne, duke e shijuar e duke i buzeqeshur momenteve të bukura që na krijojnë kujtimet me njerëzit që duam!,” shkruan Luna.
Letra e plotë e Lunës
Ti je e forte Luna!
Kjo ishte fraza qe kam degjuar me shume vitin e fundit, aq shume sa me duket se eshte me e degjuara ne te gjithe jeten time, nga te njohur e te panjohur qe u solidarizuan me mua ne luften me kancerin. Sa peshe mbante kjo fjali kur e degjoja, sepse pertej luftes psikologjike me veten, une duhet te buzeqeshja dhe tregohesha e forte per familjen time edhe kur nuk ndihesha e tille, e ti siguroja ato se ajo semundje e eger qe kafshon jeten me shpejtesi sketerre, mua sdo te me mundte dot! Kisha degjuar plot raste suksesi qe me benin te ndihesha optimiste edhe pse e dija qe fati eshte i paracaktuar… por me dhembte zemra per te gjithe ata qe e humben kete lufte, apo diagnostikoheshin si raste te reja paralelisht me mua! I kuptoja plotesisht vuajtjet, portretin me lot apo dhimbjen qe pllakosej ne syte e tyre qe kerkonin pafajesisht nje rreze shprese per jeten!
Kam preferuar ta kaloj ne heshtje dhe ne qetesine time kete situate aspak te zakonshme e plot me siklete. Por smund te jem indiferente ndaj qindra mesazheve qe kam marr une dhe familja ime apo lutjeve qe keni bere per mua, ju jam thellesisht mirenjohese cdo lutje e perzemert, cdo ndihme e juaja morale dhe financiare nga miqte e farefisi, ka qene nje gur i rendesishem ne themelin e forte qe ndertova per nje fillim te ri!
1 vit beteje e shoqeruar me qindra paciente ne pavionin e onko-hematologjise, me mesoi qe jeta eshte shume e shkurter per ti lene gjerat neser dhe se ne njerezit, e ngarkojme veten apo ushqejme shqetesime te kota ne koken tone, edhe per ato gjera qe nuk i kemi aspak ne dore, apo sdo te ndodhin ndonjehere. Shendeti eshte bekimi me i madh qe kemi, e vetem kur na mungon, ia kuptojme vleren! Duke nxituar pas punes, streseve qe na ngarkon shoqeria ku jetojme, monotonise qe na mbyt e kerkojme te arratisemi pas ekranit te smartphone, ne kemi harruar te jetojme, te ecim zbathur ne natyre, te ndjekim nje pasion te hershem, te provojme nje sport te ri apo te bejme dicka per veten tone!
Fale Zotit dhe mjekeve, tani per tani betejen e fitova, por me e rendesishmja eshte lufta qe vjen pas! Te jetuarit e kemi ne dore ne, duke e shijuar e duke i buzeqeshur momenteve te bukura qe na krijojne kujtimet me njerezit qe duam! Lutem per te gjithe ata qe po perjetojne te njejten situate, mos e humbisni kurre shpresen, ki besim tek Zoti dhe vetja jote e kapu fort pas muzes qe te frymezon. Dielli do te dale perseri pavaresisht rrebeshit qe po perballeni, se fuqia e lutjeve “shkund” malet.
Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, Methasani ka ndarë herë pas here njoftime për gjendjen e të bijës. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka falenderuar të gjithë ata që i janë gjendur pranë, ndërkohë ka bërë me dije se vajza e tij prej 5 muajsh ndodhet për kurim në Gjermani, Berlin.
“Një postim, shumë mirënjohje dhe një sqarim!
Të nderuar miq, kolegë, të njohur dhe të panjohur!
Sot portalet dhe shumë miq në fb kanë postuar statuse dhe lajme të situatës shëndetësore të vajzës sime Luna, natyrisht me dëshirën e mirë duke bërë lutje dhe ndihmë për shërimin e saj. Ka 5 muaj në fakt që vajza ka probleme shëndetësore dhe ndodhet për kurim në Berlin në Gjermani. Porosia e vajzës që kur ndodhi kjo situatë e papritur ishte që unë të mos postoja asgjë, sepse nuk duam që vështirësia dhe halli ynë, të bëhet objekt diskutimi edhe për ndonjë spekullum të pamerituar që na lëndon qoftë edhe padashje më shumë se edhe sëmundja e saj. Unë vërtet kam patur nevojë për financa, sepse dihen çmimet atje, por falë miqve që kam ia kam dalë dhe ju jam shumë mirënjohës nga zemra. Unë e kuptoj dëshirën tuaj, por ju lutem nuk dua postime dhe lajme, sepse qetësia e vajzës më duhet më shumë se asgjë tjetër në këto momente. Në dyert e shtetit realisht nuk kam trokitur, madje një telefonatë e ministres Ogerta Manasterliu sot, më kërkoi ta takoja për të qënë pranë meje. Unë i shpreha mirënjohjen, madje e falenderoj për interesimin atë, ashtu si edhe drejtorin e përgjithshëm të RTSH zotin Alfred Peza që më është gjendur pranë në këto momente të vështira. Ndaj ju lutem rrjeteve sociale, miqve në fb apo kolegëve të televizioneve, të më mirkuptojnë. Mjaft me postime dhe thirrje për kontribute!
Luna ka nevojë vetëm për lutjet tuaja! Ju faleminderit dhe miliona herë mirënjohje!”, shkruan ai.