Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj kanë komentuar romancën e Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiqit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Banorja tha se çifti u lidhën në brenda këtij spektakli për lojë, por tashmë ata kanë ndjenja për njëri-tjetrin.
Nga ana tjetër Romeo mendon se fillimisht Meritoni dhe Ilnisa kanë pasur një tërheqje fizike, por më pas romanca e avancoi se tashmë ata kanë ndjenja për njëri-tjetrin.
Pjesë nga biseda:
Romeo: Mos ka qëllime të tjera, nuk dua të shikoj qëndrimin e Meritonit
Heidi: Shiko se ato mua në fillim mendoj se filloj për lojë
Romeo: Po tani duhen?!
Heidi: Po
Romeo: Shiko se unë nuk është se dyshoj të ata, te ndjesia e tyre
Heidi: Jo unë në fillim dyshoja, por mendoj se isha edhe e njëanëshme sepse unë historikisht e kisha inat Meritonin
Romeo: Ou!
Heidi: Ndoshta ka qenë edhe influencimi im se kur ke inat një njeri…
Romeo: Ndoshta ka qenë një tërheqje fizike ata se e kam vënë re, pastaj u avancua. E ke parasysh?
Heidi: Jo nuk e kam parasysh (dhe qesh)