“Të shpallin hero si Car Lazarin”- Lushtaku i thotë Petrovcit të shkojë në Serbi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku i ka reaguar ashpër aktorit Enver Petrovci pas deklaratave skandaloze të tij për ish-krerët e UÇK-së.

Lushtaku me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Petrovci është “jugonostalgjik”.

Madje, ai i ka kërkuar atij që të shkojë në Serbi.

“Në jetë mund të kesh arritje të larta e karrierë të jashtëzakonshme, por e vogël është rëndësia e tyre kur të mungon liria dhe mirënjohja për të. Mbeturinat jugonostalgjike si Enveri, e kanë rrugën e hapur të shkojnë e të jetojnë atje ku ndihen më rehat. Shko Enver, ndoshta të shpallin hero siç e cilësojnë car lazarin”, ka shkruar ai.

Derisa po thurte lëvdata për kryeministrin Kurti, Petrovci bëri krahasimin me luftëtarët duke iu referuar me “këta, po mos të kishin qenë në luftë. Shumica prej tyre. Kishin qenë do mësusa do budigarda”.

“Këta tjerët i ka lindë koha i ka bërë lufta. Kta kurgjo nuk kishin qenë po mos të kishin qenë në kuftë. Shumica prej tyre. Kishin qenë do mususa do budigarda, kurgjo skishin qenë”,a ka thënë ai.

Por, Petrovci e ka demantuar këtë. Ai ka thënë për Insajderin se nuk ka e ka pasur fjalën për komandantët e UCK’së por për e ka mënduar komunistin jugosllav, Tito.

Petrovci thotë se intervista e tij në RTK është prerë dhe keq-interpretuar.

“Unë nuk e kam thënë për komandantët e UÇK’së, ajo është gënjeshtër por, kom fol për njerëzit e luftës. Po tash Adelina, RTK e përmirëson e nëse nuk e përmirëson e shton atë fjali që e kanë hek, e kanë hek për shkak të kohës. E me than që do ta kthejnë fjalinë. Unë kom mëndu për Titon. Tito të mos kishte qenë në luftë kish mbetë një mekanik i thjeshtë. E këtë fjali e kanë hek”, ka thënë Petrovci.

“Çka mendoj unë për UCK kam fol 100 herë. Çka kom fol për UÇK’në kam thonë se gjëja e parë që është dashtë me i rahatu ushtarët e UÇK’së. Këta i kanë lënë ushtarët deri në vetëvrasje me shku”, ka thënë tutje ai.