Djali me origjinë nga Kosova, Kim, i cili i emocionoi të gjithë me performancën e tij në programin ‘American Idol’ ka ndarë në emisionin ‘Prive’ shumë gjëra nga kjo eksperiencë.
Ai ka treguar se në prapaskenë ka bërë biseda të ndryshmë me këngëtaren e famshme Katy Perryn, madje u shpreh se i ka treguar se në Kosovë presidentja është grua.
“Prapaskena ka qenë eksperienca ime më e mirë, sidomos me Katy Perryn kemi folur shumë gjëra rreth Kosovës, disa gjëra që nuk i ka ditur dhe disa për të cilat ka pasur njohuri, sidomos për Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën. Ka qenë njeri shumë i thjeshtë, më ka dhënë shumë këshilla. Kemi fol edhe për presidenten e Kosovës, që ajo nuk e ka ditur” është shprehur ai.