Video – Tension në studio, Bushati largohet, Peka mbyll emisionin

Analisti, Andi Bushati ka lënë studion e emisionit ‘Çim Peka Live’ mbrëmjen e kësaj të hëne, pas debateve të vazhdueshme me Lorenc Vangjelin.

Bushati u shpreh se Vangjeli fut kasetën e partisë dhe “nuk di të pushojë më”.

Debati

Andi Bushati: Lorenc nuk i dëgjoj dot këto, ata që janë në shtëpi e ndërrojnë kanalin por unë nuk lejoj që të dëgjoj idiotësira.

Lorenc Vangjeli : Ngrihu dhe ik , është gjëja më e mirë që do të bësh.

Bushati: Ok, po iki!

Çim Peka: Pse po ikën Bushat cila është arsyeja?

Bushati: Po iki prej teje sepse, ke përgjegjësinë që të mos lejosh idiotësira në emisionin tënd.

Peka: Nuk flas unë Bushat, por flasin të ftuarit.

Bushati: Ky fut kasetën e partisë dhe duhet ta dëgjoj unë, unë nuk jam spektator në miting.

Pas këtij debati mes tyre, moderatori ka mbyllur emisionin ‘Çim Peka Live’.