Pronarët e saj gjithsesi kanë plane ambicioze për vendin.
Ajo që njihet si “shtëpia më e vetmuar në botë” qëndron në një ishull të vogël shkëmbor, dy orë larg qytetit ose portit më të afërt.
Skalmen është ishulli më i largët i arqipelagut norvegjez dhe një pjesë të vitit aty nuk lejohen vizitorët.
Për të arritur aty turistet duhet të bëjnë një lundrim prej 4 miljesh me dy tragete të veçanta.
E vetmja ndërtesë në ishull është një shtëpi e çuditshme me një kullë e vjetër fari që ngrihet disa metra mbi çatinë e saj.
Në Skalmen nuk ka banorë por për një çift duket se ishte vendbanimi i përkryer, teksa raportohet se kanë paguar 90 000 euro për ta blerë.
Duke i shtuar izolimin vendit, për periudhën nga maji deri në fund të korrikut aty nuk lejohen vizitorët pasi kthehet në një “rezervat të mbrojtur për zogjtë.”
Megjithë izolimin e tij, mini-ishulli që është pjesë e Norvegjisë tërhoqi shumë interes kur doli në shitje një vit më parë, teksa u ble për dyfishin e shumës fillestare të kërkuar.
Ai ndodhet në majën veriore të rajonit Trondheim dhe rrjedhimisht u bë pronë e Andreas Bjarøy dhe bashkëshortes Mona Kruse Bjarøy.
Andreas, nga Tønsberg në jug të Oslo, është bashkëpronar i një kompanie imobiliare.
Ndërsa familja e Mona vjen nga Brattværet, që është qyteza më pranë ishullit.
Andreas tha për mediat: “Kemi kaluar disa herë pushimet aty gjatë viteve dhe kemi peshkuar në ujërat pranë Skalmen. Ne merremi me prona dhe kur na erdhi rasti nuk hezituam, pasi jo çdo herë mund të blesh një shtëpi me një far sipër çatisë. Ne mendojmë ta rinovojmë për ta kthyer në gjendjen më të mirë, ndoshta presim dhe turistë”.
Andreas shtonte: “Duhet të flasim me bashkinë dhe zyrtarët sepse duam të punojmë që ta kthejmë në gjendjen më të mirë”.
Fari i Skalmen është ndërtuar në vitin 1907 dhe kujdestari i pare i tij Anton Lund, kishte lundruar në ekspedita me eksploratorin e famshëm vendas Roald Amundsen, shkruan rrjeti The Sun.